Dua Lipa mori çmimin e ‘këngës së preferuar Pop/Rock’ në American Music Awards 2020. E veshur me fustanin rrëzëllitës, këngëtarja shqiptare ka shkëlqyer në skenën e evenimentit prestigjioz. Dua ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga prapaskenat e evenimentit. 25-vjeçarja mori poza që t’i ritheksoheshin format trupore. Krijuesja e hitit “Break My Heart” arriti të magjepsë edhe më shumë me bukurinë natyrale dhe grimin e rëndë. Një ndër momentet më emocionuese për Duan ishte edhe performaca e mrekullueshme e hitit “Levitating”. Duket se karriera e këngëtares shqiptare po vazhdon ngjitjen e saj pasi tashmë ajo po qëndron prej kohësh në elitën e muzikës botërore.