Një person, i cili është paraqitur si drejtor ekzekutiv i një institucioni financiar, pretendon se ka arritur të ketë qasje falë një sulmi kibernetik, tek të dhënat e 80 mijë anëtarëve të InfraGard, një program i drejtuar nga FBI-ja. Programi u mundëson zyrtarëve publik dhe individëve të sektorit privat të ndajnë të dhëna sekrete mbi sigurinë kombëtare dhe kërcënimet kibernetike. Fundjavën e kaluar, hakeri postoi në një forum online të njohur mes hakerave, ato që ai pretendon se ishin dëshmi se ai i dispononte këto të dhëna. Ai tha se kërkonte 50 mijë dollarë në këmbim të të gjitha të dhënave që dyshohet se ka në posedim.