Top News – Droni nga Bjellorusia shpërthen në Poloni /Tensionet në qiell në kufirin lindor të NATO-s
21/08/2025 12:44

Një dron që u rrëzua në një fushë në Poloninë lindore ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga drejtimi i Bjellorusisë, tha një prokuror rajonal të enjten, pas incidentit të përshkruar si provokim nga ministri i mbrojtjes. Droni ushtarak ra në një fushë me misër gjatë natës së të martës, duke djegur të mbjellat, duke thyer xhamat e dritareve në shtëpitë aty pranë dhe duke shtuar tensionet në një periudhë vendimtare në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. "Ekziston një probabilitet shumë i lartë që objekti ndoshta ka ardhur nga Bjellorusia," u tha gazetarëve një prokuror rajonal. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme i tha Reuters të mërkurën se rezultatet fillestare të hetimit dhe disa ekspertë sugjerojnë se një version rus i dronit Shahed i zhvilluar nga Irani ishte i përfshirë në incidentin e fundit. Prokurori rajonal tha sidoqoftë se nuk ishte në gjendje të konfirmonte modelin e dronit. Ambasada e Bjellorusisë në Varshavë nuk iu përgjigj kërkesave për koment dhe nuk pati asnjë reagim as nga ambasada ruse. Aleati i ngushtë i Rusisë, Bjellorusia, ka mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë. Mëngjesin e të enjtes ndërkohë Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake tha se kishte ngritur në fluturim avionët luftarakë për shkak të sulmeve ruse në Ukrainën perëndimore. Megjithatë, ajo saktësoi se nuk pati asnjë shkelje të hapësirës ajrore polake.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52