Shahed 136, dronët e frikshëm kamikazë të prodhuar në Iran, po zënë vend qendror në skenë në luftën në Ukrainë. Janë arma më e përdorur nga rusët së fundmi dhe pavarësisht përgënjeshtrimeve zyrtare, vijnë direkt nga fabrikat e Teheranit. Këto mjete pa pilot kanë zënë vendin e raketave të kushtueshme ndërkontinentale që tani janë me pakicë në arsenalin e Putinit. Sipas zyrtarëve ukrainas, Rusia ka porositur disa mijëra dronë nga Irani.