Dronët amerikanë do të monitorojnë detin Egje mbi bazën e një marrëveshjeje për mbrojtjen të nënshkruar mes Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Dronët janë vendosur në bazën ajrore të Larisës prej disa muajsh dhe bëhet fjalë për të frikshmit MQ-9 Reaper, që konsiderohen si klasa më e avancuar e dronëve luftarakë. Këta dronë janë përdorur më herët nga SHBA edhe për të vrojtuar qiejt e sirisë dhe jemenit ndërkohë që mediat greke thonë se tani ata do të fokusohen në monitorimin e ujërave që shpesh janë bërë arenë e shpërthimit të tensioneve greko-turke.