Kosova do të rrisë numrin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për 840, tha ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë një konference për media në Prishtinë. Ai tha se konkursi është i hapur që nga dita e enjte. “Ftoj të gjitha komunitetet që dëshriojnë të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë të bashkangjtien”, tha Mehaj, duke premtuar një proces transparent të përzgjedhjes së rekrutëve të rinj.