Autoritetet italiane shkatërruan një rrjet të trafikut të drogës që vepronte në Itali dhe Zvicër dhe me lidhje të forta me Shqipërinë. Në operacion u angazhuan 200 karabinierë nga Milano në Torino, ku u kontrolluan 40 baza të grupit kriminal, nga banesa deri edhe te biznese të regjistruara në emër të personave të tretë.