Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Selanik mbrëmjen e së enjtes, pasi gjatë kontrolleve në automjetin me të cilin udhëtonin u gjet një sasi e konsiderueshme kokaine dhe hashashi. Në pranga, sipas policisë greke kanë përfunduar shtetasit, Oltion Ranxha, 48 vjeç dhe Fatmir Alizoti, 58 vjeç. Ata janë arrestuar pasi u zbuluan brenda një kamioni me targa shqiptare AB 734 JT sasi droge hashash e fshehur nëpër bidona plastikë, si dhe 259 gramë kokainë dhe një peshore elektronike.