Në kuadër të operacionit Tempulli një shtetas është arrestuar në Fier dhe një tjetër në Shkodër. Në Fier është vënë në prangat e policisë një shtetas i cili përgatiste dhe shiste doza të lëndës narkotike cannabis sativa. Pas kontrollit fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa që posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe një grirëse e kësaj lënde. Ndërkohë në Shkodër është zbuluar një lokal në fshatin Trush, i përshtatur për përdorim dhe për shitje të lëndës narkotike kokainë.