Një sasi e madhe kanabis sativa u sekuestrua këtë të enjte nga policia greke, në zonën e Zarorisë në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë. Sasia e lëndës narkotike llogaritet të jetë 375 kg, ndësa në pranga ranë dy persona, një shtetas grek dhe një shqiptar.