Pajisja e re “Aquila Scan” që u mor në përdorim nga Policia Rrugore e Tiranës vitin e kaluar është një ndihmesë e madhe për efektivët në punën e tyre të përditshme ku përballen me shkelje të ndryshme. Kjo pajisje ka kapur së fundmi një tjetër shofer që lëvizte në automjetin e tij nën efektin e lëndëve narkotike.