Lëkundjet e tokës nuk po ndalen prej të paktën tre ditësh në rajonin e Ballkanit, duke ndezur madje edhe panik mes banorëve. Mëngjesin e të hënës, lëkundje toke janë regjistruar në Maqedoninë e veriut. Qendra sizmiologjike pranë fakultetit të shkencave natyrore në Shkup, tha se rreth orës 06.36 minuta të mëngjesit u regjistrua një tërmet me 2.8 ballë sipas shkallës Rihter. Tërmeti e kishte epiqendrën në Kresnë të Pehcevës.