Ilir Meta kallëzoi në SPAK drejtorin e burgjeve, Klevis Qosen për “shpërdorim detyre” me pretendimin se i janë cënuar të drejtat e tij gjatë qëndrimit në paraburgim. Në shkresën drejtuar prokurorisë së posaçme antikorrupsion, thuhet se prej 23 tetorit të vitit 2024, Ilir Metës i është ndaluar ushtrimi i aktiviteteve sportive, takimet me anëtarët e kryesisë së Partisë së Lirisë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Eurodeputetë, komunikimet me mediat si dhe çdo lloj forme argëtimi.