Së fundmi, në media ka qarkulluar lajmi se këngëtarja Eli Fara ka përfituar para nga buxheti i shtetit në kohën kur fatmir Mediu ishte ministër. Thuhet se këngëtarja Eli Fara, që nga muaji janar i vitit 2006, e deri në muajin gusht të vitit 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes në pozitën “Drejtore Inovacinosh”, duke shtuar se ajo ka lëvizur disa herë jashtë vendit me pretendimin për ‘udhëtime pune’.