Katër mijë rrënjë kanabis u zbuluan në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, I cili u shpall në kërkim nga policia. Hasa kishte përshtatur dy ambiente në shtëpinë e tij në fshatin Kurtaj, të njësisë administrative Gjocaj, ku kultivonte drogë përmes llampave elektrike. Edhe pse në krye të një institucioni të vuajtjes së dënimit, Bilal Hasa duket se kishte zgjedhur që të vetëpunësohej, ku paradite qëndronte në anën e ligjit ndërsa pjesën tjetër të ditës zhvillonte aktivitetin kriminal.