Cristiano Ronaldo dhe e fejuara e tij Georgina Rodriguez po përjetojnë orë dramatike. Ylli portugez i manchester United nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur humbjen e jetës së një prej binjakëve që Georgina po sillte në jetë. 'me trishtimin më të thellë, njoftojmë humbjen e fëmijës sonë-shkruante Cristiano Ronaldo në postimin e tij-është dhimbja më e madhe që një prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e vajzës na jep forcë për të jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi' Ronaldo në postimin e tij të përbashkët me Georginës kërkoi respektim të privatësisë së tij në këtë moment të vështirë, por pa harruar të falenderojë stafin mjekësor