Grupi parlamentar zyrtar i Partisë Demokratike, i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, ka publikuar draftpropozimin e tij për ndarjen e re territoriale. Drafti, parashikon të paktën 92 bashki nga 62 që janë aktualisht, dhe një ndarje e re në njësi më të madhe se qarku. E thënë ndryshe, demokratët propozojnë ndarjen në 6 rajone, përkatësisht: Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë. ( tabele)