Greqia po u bën thirrje vendeve të tjera të Bashkimit Europian që të mos lejojë lëvizje e qytetarve brenda unionit pa bërë dozën e tretë të vaksinës. Kryeministri grek Qiriako Mitsotakis tha në një fjalim televiziv se marrja e dozës së tretë brenda gjashtë muajve që nga marrja e dozës së fundit e vaksinës COVID-19 duhet të futet në certifikatën e BE-së. Ai kërkon që asnjë i pavaksinuar me të treja dozat të mos lejohet të hyjë në Greqi dhe BE, muajt e ardhshëm.