Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Lartë për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Gjykata e Lartë argumenton se ka shkelje proceduriale gjatë gjykimit të Tahirit dhe Jaeld Çelës. Sipas kësaj gjykate, gjyqtarja Albana Boksi ishte në konflikt interesi pasi ka shqyrtuar çështjen e Taulant Haxhirajt në një procedim të lidhur.