Top News – Dosja për grupin e Talo Çelës / Kalon për gjykim, akuza për disa ngjarje kriminale
21/10/2021 17:18

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj grupit të Talo Celës, të akuzuar për dy ngjarje kriminale ku kanë mbetur të vrarë 4 viktima. Në gjykim ka kaluar dosja për Besian Xhixhan, Enver Divan, Altin Ndocin dhe për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Klevis Allën. Për të pandehurit Talo Çela dhe Nuredin Dumani gjykata pezulloi me një vit çështjen, për shkak se ata ende nuk janë arrestuar. Të pandehurit akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia dhe Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia. Talo Çela është i akuzuar për 5 vepra penale, mes tyre, për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, në dëm të viktimave Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia. Çela, i cili është në arrati, akuzohet edhe për tentativën e vrasjes me paramendim ndaj Irfan Hazizit. Grupi kriminal ku bëjnë pjesë edhe autorët e ekzekutimit të dy vëllezërve Haxhia , dyshohet se kanë urdhëruar vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia, ngjarje e ndodhur me datë 2 mars po të njëjtën zonë në Durrës. Prokuroria bashkoi dy dosjet, të Haxhiajve dhe të dy të rinjve qe u ekzekutuan në 2 mars të vitit 2020, pasi vëllezërit Haxhia kishin njohje dhe marrëdhënie miqësore me dy viktimat, Shkoza dhe Avdia. Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë e mekanizëm. 30 vjecari Besian Xhixha dhe Enver Diva, u paguan paradhënie pesë mijë euro nga Nuredin Dumani, për të vrarë Besmir Haxhinë pasi “ai kishte nisur të fliste shumë”. Por ndërsa njeri prej tyre u prek nga Covidi e më pas njoftuan Dumanin se plani anulohej, grupi u mblodh dhe vendosi ta kryejë krimin vetë, ku gjatë sulmit u vra gabimisht edhe vëllai i Besmir Haxhisë, Viktor Haxhia. E ndërsa Nuredin Dumani është nën hetim për një seri ngjarjesh ku përfshihet edhe vrasja e Anxhelo Advisë dhe Dorian Shkozes, ndaj ish mikut të tij Talo Çela, edhe ai i shpallur në kërkim, rëndon dhe një ngjarje tjetër siç është tentativa për të vrarë biznesmenin Irfan Hazizi. Të gjithë të dyshuarit e mësipërm do të jenë të përfshirë në të njëjtën dosje. Talo Çela u shfaq nbë këto ngjarje të rënda pas grabitjes disa milionë euroshe në pistën e Rinasit. Gjatë kësaj grabitjeje mbeti i vrarë Admir Murataj, sërish Talo Çela është I dyshuari kryesor.

Top Channel/ E shoqëroi orët e fundit të jetës, pedagogu Zogaj: Çfarë më tha Daum kur u ndamë
13/07 22:31
Top Channel/ 3 ditë pa ujë e bukë, Ilir Demalia rrëfen kush i hapi ambasadat në korrik 1990
13/07 21:45
Top Channel/ Zjarr i madh në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej terrenit
13/07 21:01
Top News – A u shkarkua Yuri Kim nga Trump? Çfarë po ndodh me ish-ambasadoren
13/07 20:56
Top Channel/ Media britanike masakron shqiptarët, në 500 shkrime, 55% e qëndrimeve janë negative
13/07 20:11
Top Channel/ Theth, kërcënon “kuvendi i burrave”: Asnjë centimetër s’do gëzojnë investitorët e tjerë
13/07 20:09
Top Channel/ Orët e fundit të Werner Daum, pedagogu Zogaj dhe analisti Demalia: Mik i shqiptarëve
13/07 20:08
Top Channel/ Zjarri masiv në Elbasan, digjen ullinjtë dhe kullotat nga flakët
13/07 19:56
Top Channel/ Thethi mbledh “kuvendin e burrave”, momenti kur u bashkohen dhe të rinjtë
13/07 19:45
Top Channel/ Bajraktari i Shalës për situatën në Theth: Fëmijëve u hyri tmerri, djelmoshave…
13/07 19:41
Top News – Zjarr masiv në Peqin, ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë
13/07 19:34
Top Channel/ Ndërtuan pa leje! “Kuvendi i burrave” në Theth: I kena mbrojt me gjak tokat
13/07 19:31
Top Channel/Famullitari i Shkodrës mbështet banorët e Thethit: Më vjen keq për ata njerëz të shkretë
13/07 19:31
Top News – Makinat përplasen kokë më kokë në Bulqizë, katër të plagosur
13/07 18:35
Top Channel/ Zjarr masiv në Elbasan, nis ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë
13/07 18:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në Bulqizë, 4 të plagosur, 3 prej tyre në gjendje të rëndë
13/07 18:10
Top News- Thethi “kthen” Kanunin, mblidhet Kuvendi i Burrave, zbardhen mesazhet për qeverinë
13/07 17:31
Top Channel/ Mashtrimi me mjekimet false/Urdhri i mjekut : Kemi pacientë që kanë ndërprerë trajtimin
13/07 15:12
Top Channel/ Theth, kërcënon “kuvendi i burrave”. Pleqtë e fshatit: Asnjë centimetër nuk do gëzojnë
13/07 15:02
Top Channel/ Fatura për gjyqtarët e shkarkuar, u dhanë 86 mln lekë të “pagesës kalimtare”
13/07 15:02