Biznesmeni i ndërtimeve Fatmir Bektashi hyri dhe doli i buzëqeshur nga Prokuroria e Posaccme Antikorrupsion, ku këtë të enjte iu komunikua akuza korrupsion aktiv dhe pastrim parash, lidhur me dosjen e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani. Pas tij, brenda godinës së SPAK, i shoqëruar nga mbrojtësi ligjor, hyri edhe Xhimi Begeja i vënë nën akuzë për pastrim parash. Të dy biznesmenët qëndruan përpara prokurorit Arben Kraja dhe Enkeleda Millonait, iu komunikua akuza dhe brenda pak minutash lanë ambientet e struktuës së posaccme, ku as njëri as tjetri, nuk pranoi të pronocohej për mediat.