Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca e dytë për kërkesën e Presidentit të Republikës për çështjen e Teatrit Kombëtar. Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.