Dosja e pengmarrjes së 21 emigrantëve nga vendet e lindjes në një banesë në kryeqytet, fsheh një skemë kriminale trafikimi qëniesh humane që e ka zanfillën në Irak, Siri dhe Afganistan. Pikërisht këto tre shtete u kthyen në burim pengjesh për trafikantët, të cilët ranë në prangat e policisë vetëm pak ditë më parë, mes të cilëve një shqiptar dhe dy të huaj nga Libia dhe Maroku. Ata dolën para gjykatës për masa sigurie për akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë.