Gjykimi ndaj Arbër Paplekajt, ish-efektivit të RENEA-s, të akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, do të vijojë të zhvillohet në Gjykatën e Elbasanit. Gjykata e Lartë ka vendosur të refuzojë kërkesën e bërë prej tij për transferim të gjykimit në një tjetër qytet. Verdikti për të mos zhvendosur procesin jashtë Elbasanit është marrë në dhomë këshillimi nga një Kolegj Penal i përbërë nga anëtarët Ilir Panda, Sokol Binaj e Sandër Simoni.