Hipotezat për një kompromis të mundshëm mes dy palëve në Partinë Demokratike janë shuar përfundimisht, duke konfirmuar luftën brenda Partisë Demokratike, e cila sa vjen e bëhet edhe më e ashpër. Përçarja brenda partisë opozitare më të madhe në vend ka arritur deri në kallëzime në SPAK, pikënisja për të cilën ka qenë kuvendi i 11 dhjetorit, i thirrur nga Berisha, por me argumentin se për të kishin firmosur shumica e delegatëve.