Henerigert Mitri, ish drejtori I policisë Lezhë I shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar Revanshi pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC u vetëdorëzua pasditen e të mërkurës. Ai u paraqit në Drejtorinë e policisë së Tiranës. Mitri akuzohet për veprat penale Kultivim I bimëve narkotike, grup I strukturuar kriminal, korrupsion pasiv dhe organizim I lojërave të fatit. Sipas SPAK ai drejtonte aktivitetin e kultivimit ë bimëve narkotike në qarkun e Lezhës.