Bullgaria po heq pas dy vitesh barrierën ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, vetëm disa orë pas samitit të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku sipas burimeve, liderët e rajonit, u përplasën ashpër me ata të BE. Pa kaluar 24 orë nga mbledhja, parlamenti i Bullgarisë miratoi këtë të premte rezolutën në të cilën mbështet propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron për zgjidhjen e ngërçit me Maqedoninë e Veriut. Në seancën e Kuvendit, rezoluta u miratua me 170 pro, teksa 37 deputetë votuan kundër dhe 21 abstenuan.