Një plagosje me armë zjarri ndodhi këtë të mërkurë në Kukës. 29-vjeçari Elvis Halilaj u qëllua me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta. Ai u paraqit me plagë në spitalin e Kukësit ku po merr ndihmë mjekësore .si autor të dyshuar policia identifikoi sebastian Muçmatën. Shkak dyshohet se u bë një konflikt i ndodhur mes tyre, Muçmata u largua me shpejtësi, ndërsa hetuesit shoqëruan familjarët e të dyja palëve për ti marrë në pyetje pasi mendohet se dhe ata u përfshinë në konflikt. pas negociatave 25-vjeçari sebastjan Muçmata u dorëzua në polici ndërsa u sekuestrua dhe pistoleta me të cilën dyshohet se qëlloi 29-vjeçarin.