Top News/ Dorëzohen qindra ushtarë të Putinit…Ukraina nuk ndalet, merr nën kontroll 74 vendbanime
14/08/2024 12:01

Kryekomandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, tha të martën vonë se forcat ukrainase i kanë marrë nën kontroll 74 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë. Gjenerali Syrskiy e informoi presidentin Volodymyr Zelensky përmes një videolidhjeje, duke i treguar atij se ushtria e Kievit ka shënuar përparim në drejtime të ndryshme deri në 3 kilometra në 24 orët e fundit, si dhe ka zënë territor të ri prej 40 kilometra katrorësh. Zelensky tha në Telegram se është në kontakt të vazhdueshëm me Syrskiyn, për të pranuar raportet nga fronti dhe nga rajoni i Kurskit. Me gjithë vështirësitë dhe betejat intensive, përparimi po vazhdon, tha ai. “Unë u jam mirënjohës ushtarëve tanë për shërbimin e tyre heroik”, tha ai. Më vonë, Zelensky tha në një videomesazh se qindra ushtarë rusë janë dorëzuar në duart e forcave ukrainase në rajonin e Kurskit dhe se të gjithë atyre u garantohet trajtim njerëzor. Disa analistë të luftës kanë thënë se Ukraina mund ta ketë nisur inkursionin për t’i bërë forcat e Kremlinit të largohen nga vija e frontit dhe të kthehen për ta mbrojtur Kurskin dhe zonat e tjera kufitare. Por, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e Kremlinit i kanë rritur sulmet në lindje të Ukrainës. Sipas Shtabit të Përgjithshëm, në 24 orët e fundit trupat ruse i kryen 52 sulme në zonën e Pokrovskit, një qytezë në rajonin Donjeck të Ukrainës, i cili ndodhet afër vijës së frontit. Ky është përafërsisht dyfishi i sulmeve ditore në këtë pjesë para një jave. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha të martën se e ka njoftuar shefin e BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, për operacionin e Kievit në rajonin e Kurskit. Forcat ukrainase e filluan një inkursion befasues në rajonin e Kurskit më 6 gusht dhe i kanë kapur rreth 1.000 kilometra katror territor dhe qendra të shumta banimi. Nuk është e mundur të verifikohen pretendimet nga fushëbetejat, edhe pse është raportuar se forcat ukrainase janë futur edhe më thellë brenda Rusisë.

Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54