Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Danilo ishte mes serbëve që festuan Vidovdanin në Graçanicë këtë të mërkurë. Danilo Vuçiç është parë duke u përshëndetur me serbët tjerë që morën pjesë në manifestim. Ai u shfaq veshur një bluzë me mbishkrimin provokues “dorëzimi s’është opsion”. Vidovdani është një festë që serbët e kremtojnë për nder të të rënëve në betejën e Kosovës në 28 Qershor 1389, që u luftua mes serbëse dhe aleatëve të tjerë ballkasnas, mes tyre edhe shqiptarë, kundër Perandorisë Osmane.