Top News – Dorëzimi i MiG-29 nga Sllovakia në Ukrainë/ Reagon Rusia- Është veprim armiqësor!
26/03/2023 09:09

Rusia akuzoi Sllovakinë për veprime armiqesore pas dorëzimit të avionëve luftarakë MiG-29 të prodhimit sovjetik në Ukrainë. Shërbimi Federal për Bashkëpunimin Ushtarak të Rusisë, i cili është përgjegjës për marrëveshjet mbi programet e armatimit të lidhura nga Moska me qeveritë e shteteve të tjera, nënvizon se Sllovakia ishte e detyruar nga një traktat i vitit 1997 të mos dorëzonte MiG-29 në një vend tjetër pa pëlqimin e Kremlinit.