Një grua në Kanada ka gjetur një mënyrë gjeniale për të përqafuar në siguri të plotë, nënën e saj edhe gjatë pandemisë së koronavirusit: dorezën e përqafimit, që nuk është gjë tjetër vecse një mbulesë plastike, me katër mëngë të qepura në të, varur në një tel rrobash. Karolin Ellis dhe bashkëshorti i saj, Endriu, e krijuan të ashtuquajturën dorezë të përqafimit në prag të ditës së nënës, që këtë vit u festua më 10 maj në Amerikën e Veriut.