Top News- Dorëhiqet një vit pas katastrofës/ Drejtuesi i rajonit të Valencias-Nuk vazhdoj dot më
03/11/2025 12:22

Rreth një vit pas tragjedisë së përmbytjeve vdekjeprurëse që vranë 229 persona në rajon, udhëheqsi I rajonit të Valencias në Spanjë, Carlos Mazon ka dhënë dorëheqjen. Përmes një konference,Mazon tha se po jepte dorëheqjen nën presion për shkak të mënyrës se si i menaxhoi përmbytjet katastrofike një vit më parë. Carlos Mazon është përballur me thirrje për të dhënë dorëheqjen, përfshirë edhe nga të afërmit e viktimave, që kur rrëmbimi i shiut i 29 tetorit 2024 vrau 229 persona dhe shkaktoi dëme prej miliarda eurosh, kryesisht në periferi në jug të Valencias, qytetit të tretë më të madh të Spanjës. "Nuk mund të vazhdoj më," u tha gazetarëve Mazon, i Partisë Popullore (PP) konservatore në opozitë. "E di që kam bërë gabime, e pranoj dhe e di që do të më duhet të jetoj me to për pjesën tjetër të jetës sime." Në një fjalim të mëparshëm, ai kritikoi ashpër mbështetjen e pamjaftueshme nga qeveria e kryeministrit socialist Pedro Sanchez. Mazon fajësoi gjithashtu agjencinë kombëtare të motit AEMET dhe organin që rregullon rrjetin hidrologjik rajonal, për vonimin e paralajmërimit për katastrofën. Udhëheqsi I Valencias nuk bëri me dije nëse po thërriste zgjedhje të parakohshme, as nuk sqaroi nëse po hiqte dorë nga vendi i tij në asamblenë rajonale dhe as kush do të jetë pasardhësi i tij i përkohshëm. Ai tha se do të kishte dhënë dorëheqjen më herët, por nuk e bëri për shkak të detyrës për të udhëhequr rindërtimin.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52