Kryebashkiakja e komanduar e Himarës, Blerina Bala është dorëhequr nga posti pak më shumë se dy muaj nga zgjedhja e saj. Tashmë ish-kryebashkiakja e komanduar ka argumentuar vendimin e saj për dorëheqje të parevokueshme me arsye personale, që siç thotë, kërkojnë kohën dhe vëmendjen e saj të plotë”.