Ermal Onuzi, kreu i Gardës së Republikës ka dhënë dorëheqjen nga ky post ende pa mbushur një vit nga emërimi në detyrë. Burime të Top Neës pohojnë se Onuzi ka dorëzuar këtë të martë letrën e dorëheqjes te Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Motivi i dorëheqjes ende nuk është bërë publik. Onuzi u emërua në krye të Gardës më 10 shtator 2024 nga ministri Ervin Hoxha.