Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, tha të dielën se ministrat dhe funksionarët e partisë që udhëheq ai, kanë dhënë dorëheqje nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se vendimi për dorëheqje është marrë “duke u nisur nga kushtëzimi i opozitës, VMRO DPPMNE-së, se do t’i votonte ndryshimet kushtetuese nëse Bashkimi Demokratik për Integrim del nga Qeveria”