Të gjithë partnerët që përbëjnë koalicionin qeverisës në Maqedoninë e Veriut pas takimit me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev, janë shprehur se përbërja qeveritare është e qëndrueshme, duke ripërsëritur qëndrimin se janë kundër dorëheqjes së kreut të qeverisë. Ndërkohë, ende nuk dihet se kur Zaev do ta dorëzojë në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit, që e njoftoi menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve lokale të dielën.