Forcat ruse kanë intensifikuar ofensivën në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, duke përdorur artileri, raketa lëshues dhe avionë për të dëmtuar mbrojtjen përreth Donetskut – tha shtabi qendror i ushtrisë ukrainase të premten. “Armiqtë rusë kryen sulme masive me artileri mbi infrastrukturë civile, përfshirë lëshimin e raketave”, u tha në një deklaratë. Bombardimet ruse në Luhansk, i kanë marrë jetën sipas guvernatorit rajonal 13 civilëve në 24 orët e shkuara.