Marrëdhënia mes Donaldit dhe Ilirit në shtëpinë ebig brother sa vjen e përkeqësohet më shumë, ku as njëri dhe as tjetri nuk e durojnë dot njëri tjetrin, as kur flasin e jo më të bjënë ndonjë veprim. Në fakt kjo nuk është një gjë e rë pasi tashmë dihet që mes dy konkurentëve nuk ka pasur asnjëherë marrëdhenie të mira brenda në shtëpi. Së fundmi Donaldi nervozohet shumë nga fjalët e Ilirit, i cili diskuton me banorët me zë të lartë në dhomën e ndenjës. Aktori nervozohet dhe nuk dëshiron ta dëgjojë duke folur, teksa vepron i nevrikosur duke përplasur gjërat dhe godet murin me grusht. Pranë tij në dhomën e gjumit ndodhet Beatrixi, e cila çuditërisht nuk flet fare dhe nuk merr mundin ta qetësojë Donaldin.