Qendrës Klinike Universitare të Kosovës i janë shtuar edhe 15 respiratorë si donacion nga gjermania, me vlerë rreth 436 mijë euro. Në ceremoninë e dhurimit ishin të pranishëm ambasadori i gjermanisë në kosovë, jorn rohde dhe ministri i shëndetësisë Armend Zemaj. Për ambasadorin Rohde, përdorimi sa më pak i respiratorëve do të ishte një tregues i mirë por duhen respektuar masat anti kovid për të patur sa më pak infektime.