Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga dhe përfunduar i përmbysur. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.