Balena, e cila doli disa ditë më parë në bregun e detit në Athinë nuk ka mbijetuar. Ajo u zbulua, teksa kishte humbur orientimin si pasojë e sonarëve të anijeve luftarake. Veterinerët e morën nën kujdes, duke i dhënë ndihmën e parë. Ata I injektuan antibiotikë të fortë, teksa pas ekzaminimeve u konfirmua se kishte plagë në nofullë e poshtme. Pavarësisht se veterinerët e bënë ndërhyrjen në kohë, plagët nuk mund të rikuperohen.