Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të dielën se ishte "optimist që në muajt e ardhshëm do të mund të arrihet një marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, marrëveshje kjo ligjërisht e detyrueshme". Sipas Kurtit, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është krijuar një qasje e re.