Presidenti rus Vladimir Putin shpalli një doktrinë të re detare, në të cilën përcaktohen edhe kufijtë detarë të Rusisë, ndër to edhe ato në Arktik dhe në Detin e Zi. "Ne do të sigurojmë mbrojtjen e tyre me forcë dhe me të gjitha mjetet," tha shefi i Kremlinit në një paradë me anije lufte në Shën Petersburg me rastin e "Ditës së Forcave Detare". Në doktrinën e re thuhet se synimi i SHBA-së për dominimin e oqeaneve të botës është një "sfidë për sigurinë kombëtare të Rusisë".