Top News – ‘Doktor Vdekja’ në burg përjetë / Helmoi qëllimisht 30 pacientë, dënohet mjeku
18/12/2025 13:58

Një ish-anesteziolog është dënuar me burgim të përjetshëm për helmim të qëllimshëm të 30 pacientëve, nga të cilët, 12 humbën jetën. Një gjykatë në qytetin Besançon në Francën lindore e shpalli Frédéric Péchier fajtor për kontaminimin e qeseve të infuzionit me substanca që shkaktuan arrest kardiak ose hemorragji. Viktima e tij më e vogël në moshë, një fëmijë katërvjeçar, i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç. "Ju jeni Doktori Vdekja, një helmues, një vrasës. Ju jeni turpi i të gjithë mjekëve", thanë prokurorët javën e kaluar. "E keni shndërruar klinikën tuaj në një varrezë". Péchier u vu për herë të parë nën hetim tetë vjet më parë, kur dyshohej për helmim të pacientëve në dy klinika në Besançon mes viteve 2008 dhe 2017. Viktima e tij e parë e njohur, Sandra Simard, ishte 36 vjeç kur përjetoi një arrest të papritur kardiak në mes të një operacioni në shpinë. Ajo mbijetoi falë ndërhyrjes së Péchier, megjithëse ra në koma. Testet në qeset e saj të infuzionit treguan përqendrime kaliumi 100 herë më të larta se doza e duhur dhe alarmi u lëshua nga prokurorët vendas. Gjatë 15 javëve të gjyqit, Péchier ndonjëherë pranoi se disa nga pacientët që u sëmurën ose vdiqën mund të jenë helmuar, por ai mohoi të ketë vepruar me qëllim. "E kam thënë më parë dhe do ta them përsëri: Unë nuk jam helmues. Gjithmonë kam respektuar betimin e Hipokratit", deklaroi ai. Péchier tani do të kalojë të paktën 22 vjet pas hekurave, pasi ka qenë i lirë gjatë gjithë gjyqit. Ai ka 10 ditë kohë për të paraqitur një apel, gjë që do të sillte një gjyq të dytë brenda një viti.

Top News – Aleatët evropianë braktisin Trumpin / Takimi i parë i Bordit të Paqes në Uashington
19/02 11:56
Top News -‘Nëse e përdorim askush s’ka shpëtim’/ Kim Jong un, raketalëshues të ri me koka bërthamore
19/02 11:52
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Tregohuni të mencur, pranoni marrëveshjen!
19/02 11:51
Top News – ‘Bëhuni të mençur, bëni marrëveshje’ / Trump paralajmëron Iranin, sulm këtë fundjavë
19/02 11:47
Top News – Trump godet Iranin brenda ditësh! SHBA mbledh fuqinë më e madhe të zjarrit në dekada
19/02 11:46
Top News – Nuk ka paqe në Ukrainë këtë vit / Spiunët evropianë pesimistë: SHBA nuk do arrijë asgjë
19/02 11:37
Top Channel/ Bordi i Paqes, takimi inaugurues: 27 vende pjesëmarrëse, mes tyre Shqipëria e Kosova!
19/02 11:27
Top Channel/ Gjermania sfidon hapur SHBA-në, Merz: Synojmë partneritet strategjik me Kinën!
19/02 11:23
Top News – A do ta shpëtojë Putini Kubën…? ‘Në mbështetje të Havanës si miq të vjetër’
19/02 11:14
Top News – Avioni luftarak evropian dështoi / Gjermania kërkon më shumë F35-a amerikane
19/02 11:06
Top News – Presidenti bëhet shembull. Tentoi grusht shteti me ushtrinë, dënohet me burg
19/02 10:09
Top Channel/ Trump shpërthen ndaj Starmer: Mos dorëzo ishujt në Oqean
18/02 23:28
Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02 23:01
Top News- Orteku shkëputet nga mali dhe zhduk grupin e skiatorëve, aventura kthehet në tragjedi
18/02 23:00
Top News- Stuhi të papara dëbore dhe acari, anulohen fluturimet, kaos në disa rajone të Rumanisë
18/02 22:54
Top News- Qeni merr vëmendjen në Lojërat Olimpike, hyn në pistë dhe kërkon medaljen e artë
18/02 22:37
Top News- Rusia do luftën jo paqen! Zelensky shpërthen ndaj Moskës: Nuk lëshojmë territoret
18/02 22:30
Top News- Tragjedi në minierë, 37 minatorë humbin jetën pas lutjes ë mëngjesit
18/02 22:00
Top News- ‘Bos fantazme’ i drogës, kapet në Itali vëllai i deputetes demokrate
18/02 20:51
Top Channel/ Zelensky akuza Rusisë: Nuk do paqe! Raundi i tretë pa rezultate konkrete
18/02 20:00
DIGITALB DIGITALB