Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "Herraj". Dogjën, për motive të dobëta, një mjet pune, me vlerë 150 mijë euro, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti të cilin dy autorët e dyshuar, kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.