Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik, i cili është shpallur non grata nga SHBA, u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në qytetin Kazan në Republikën e Tatarstanit. Takimi u njoftua nga Kremlini. Sipas njoftimit, Dodik i tha Putinit se Republika Sërpska nuk pranon t'u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë pavarësisht, siç thotë ai, trysnisë së përditshme.