Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodikun. Vendimi u njoftua të mërkurën nga Departamenti i Thesarit. Dodik është sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, marrëveshje që sanksionon bashkëjetesën mes serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve në federatën e Bosnjes.