Gjykata e Lezhës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Antonio Lekën, i cili ra në prangat e policisë pak ditë më parë pasi u kap me arsenal armësh. Në momentin e arrestimit 36 vjecari kishte veshur antiplumb, ndërsa në makinën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një arsenal i tërë me armë luftarake. Ky i fundit nuk shfaqi rezistencë kur policia i vuri prangat, por mësohet se u tha këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.