Papa Leoni tha të hënën se planifikon të vazhdojë të flasë kundër luftës pas sulmit të drejtpërdrejtë të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj udhëheqësit të Kishës me 1.4 miliardë anëtarë. Në komentet e bëra në bordin e avionit që po e dërgonte atë në Algjeri, ku Papa i parë amerikan nisi një turne 10-ditor në katër vende afrikane, Leoni tha gjithashtu se po abuzohej me mesazhin e krishterë. "Nuk dua të hyj në debat me të," tha Leoni për Reuters. "Nuk mendoj se mund të abuzohet me mesazhin e Ungjillit ashtu sic po bëjnë disa persona”.